Flamurtari paraprin, në Lezhë ka një finale

Kategoria e Parë luan javën e 16-të të saj. E shpërndarë në dy ditë, inferiorët me llogari të hapura për verdiket sezonale. Dinamo udhëton drejt Burrelit, Skënderbeu pret Orikun ndërsa Flamurtari sot në impiantin e tij do përballet me cerrikasit e Turbinës.

Ndërkaq mjaft interesant duket edhe dueli i Lezhës ndërmjet Besëlidhjes dhe Lushnjes. Dy skuadrat e njohura kërkojnë daljen nga zona e kuqe me të përbashkten e trajnerit Bano i cili në krye të lezhjanëve do sfidojë të shkuarën,Lushnjen.

Provë e vështirë për Korabin në transfertën e Luzit. Dibranët duken fotokopje e sezonit të kaluar teksa orvaten të mbajnë gjallë shpresat për tu ngjitur.

Java e 16-të:

Sot, ora 13:00

Besëlidhja-Lushnja

Flamurtari- Turbina

Tomori-Tërbuni

Nesër,ora 13:00

Luzi 2008-Korabi (12:30)

Apolonia- Besa

Skënderbeu-Oriku

Burreli-Dinamo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!