Fiton Karabak, Xhixha godet shtyllën

Në Baku teksa Karabak dhe Gent luajtën aktin e parë të fazës play off në Conference League, u aktivizua edhe ish sulmuesi i Laçit dhe Tiranës Redon Xhixha. Sulmuesi 24 vjeçar i transferuar gjatë janarit në Azerbajxhan, mori disa minuta në fund duke luajtur në total 19 minuta.

Paraqitja e Xhixhës i cili edhe pse i larguar vijon të kryesojë listën e shënuesëve në Shqipëri (11 gola), për t’u duartrokitur teksa arriti të kthehet në protagonist në takimin e përfunduar 1-0 për Karabak.

Fillimisht kurbinasi goditi shtyllën ndërsa pak minuta më vonë u ndal një- për një nga portieri Roef. Nuk mundi të evitojë një karton të verdhë në lojën pa top./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!