Liga e Konferencës, pritet tension në Kishinau

Conference League sot me ndeshjet e vajtjes të fazës Play Off. Nuk mungojnë sfidat e mëdha.

Ndeshja më e përfolur të ditës në aspektin gjeo-politik do të zhvillohet në ‘Zimbru’ të Moldavisë mes Sherif Tiraspol dhe Partizanit të Beogradit dhe i është besuar gjermanit Harm Osmers.

Dy ditë më parë kryeministrja e vendit Sandu, ka deklaruar se tifozë filo-rus, kryesisht ardhur nga Serbia por dhe mbështetës të të tyre në Moldavi po bëjnë gati një grusht shteti. Janë lajmëruar masa ekstreme deri në dëbim të tyre dhe ndeshje pa tifozë. Në vëmendje…

Ndeshjet sot dhe axhenda deri në finalen e Pragës:

18:45

Karabak- Gent

Trabzonspor-Bazel

Bodo/Glimt-Leh Poznan

Braga-Fiorentina

21:00

Lacio-Kluzh

AEK Larnaka-Dnipro-1

Sherif Tiraspol-Partizan

Ludogortes-Anderleht

Datat e plota të turneut dhe finalja:

Play-off-et për fazën eliminatore: 16 dhe 23 shkurt 2023

Raundi i 16: 9 dhe 16 Mars 2023

Çerekfinalet: 13 dhe 20 Prill 2023

Gjysmëfinalet: 11 dhe 18

Finalja 2 maj 2023 në Eden Prague Arena (Republika Çeke)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!