Fiore dërrmon Bragën, Lacio kalon minimalisht Kluzhin

sportiim2

Këtë të enjte startoi dhe faza “play-off” (vajtje) e Ligës së Konferencës me 8 ndeshje në program. Fiorentina bindi me fitoren 0-4 ndaj Bragës duke hipotekuar kalimin në raundin tjetër.

Sakaq, fitore minimale mori Lacio ndaj Kluzh edhe pse me 1 lojtar në pak që në minutën e 15′-të kur Patrik u ndëshkua me të kuq pas një faulli të rrezikshëm ndaj Krasniqit. Vendosi goli i Imobiles në shtesën e pjesës së parë.

Edhe Karabak me Redon Xhixhën në fushë në minutat e fundit (u fut në të 78′ dhe luajti megjithë shtesat 19 minuta), arriti të merrte fitore në sfidën e parë ndaj Gent, ndërsa Sherif Tiraspol stonoi ndaj Partizanit të Beogradit me humbjen 0-1 në shtëpi.

Conference League: Bodo/Glimt – Leh Poznan 0-0 Karabak – Gent 1-0 Braga – Fiorentina 0-4 Trabzonspor – Bazel 1-0 AEK Larnaka – Dnipro-1 1-0 Sherif Tiraspol – Partizan Beograd 0-1 Lacio – Kluzh 1-0 Ludogorets – Anderleht 1-0/Sara Gjidiaj- Sportiim.al/

?>