Rikthehet Partizani, Dinamo ndan pikët me Skënderbeun

Abissnet Superiore, Java 21:
Bylis – Partizani 0-1 (Mensah 77′)

Bylis – Partizani ishte sfida që mbylli javën e 21-të të Abissnet Superiore. Pas 5 ndeshjesh pa fitore, Partizani u rikthye të marrë 3 pikë në Ballsh duke fituar 0-1 mes tensionit dhe ndërprerjeve të sfidës për shkak të tifozëve.

Gjithçka u vendos në minutën e 77′-të kur Mensah shtyu një top që përfundoi në rrjetën e Teqjas. Ky rezultat mbeti i fiksuar deri në fund të ndeshjes edhe pse skuadrat kishin mundësi të krijonin e shënonin më shumë.

Me këtë fitore, Partizani barazon Vllazninë me 34 pikë, ndërsa Bylis nuk i ndahet fundit të tabelës me vetëm 23 pikë.

Kategoria e Parë, Java 15:
Dinamo – Skënderbeu 1-1

Sakaq, edhe në Kategorinë e Parë u zhvillua ndeshja e fundit për llogari të javës së 15-të. Pa fitues u mbyll përballja e luftuar mes Dinamos dhe Skënderbeut.

Dy gola në ekstreme bënë që skuadrat të ndanin nga 1 pikë me korçarët që shënuan të parët që në minutën e 7′-të e kryeqytetasit që barazuan 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Dinamo mbetet në krye të klasifikimit tashmë me 31 pikë, ndërsa Skënderbeu ngjitet i dyti me 27 pikë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!