Partizani kërkon tri pikët, Dinamo për të mbajtur larg Skënderbeun

Java e 21-të Abissnet Superiore e cila u luajt të shtunën dhe të dielën, sot mbyll me sfidën e Ballshit teksa në “Adush Muça” në 13:00, Bylis do të presë Partizanin.

Vendasit me disa mungesa kryesore si Beji, Trumçi, dhe Damçevski e kanë të ndaluar dështimin pasi zhvillimet e javës e lënë ende në zonën e ftohtë.

Analoge duket edhe situata te të kuqtë. Klubi kryeqytetas vjen prej 5 javëve pa fitore por ndryshe nga mallkastriotët duket se është ‘ndihmuar’ nga skuadrat e kreut duke mbetur ende në valle për të tentuar titullin. Fitorja e tyre do të konvertohej me diferencën prej vetëm 3 pikësh me Tiranën që doli pa pikë dje nga përballja me Vllazninë.

Me Kolelën në ndeshjen e “provës” personale, Partizani do duhet të ndjejë mungesën e Sotës në prapavijë dhe të një presioni të madh për të rikthyer besimin e humbur gjatë vitit 2023.

Ndërkaq në Kategori të Parë ndërsa java e 15-të u luajt në fundjavë, pas pak supersfida Dinamo- Skënderbeu. Në “Selman Stërmasi” blutë e Nevil Dedes për të konsoliduar kreun (30 pikë) ndërsa korçarët për të sulmuar pikërisht vendin e parë (26 pikë).

Me dy bileta ngjtjeje në dispozicion, gara në inferiore duket më e ndezur se kurrë pasi veç dy skuadrave të përballjes së sotme me këtë objektiv gjënden dhe Korabi, Flamurtari i Vlorës dhe Besa./Sportiim.al/

Abissnet Superiore, java e 21:

Bylis- Partizani 13:00

Kategoria e Parë, java e 15:

Dinamo- Skënderbeu 13:00 (në Selman Stërmasi”)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!