Kastrioti zyrtarizon Çelën
U largua pa polemika nga Kastrioti. Emiljano Çela trajneri deklaronte pas Tirana- Kastrioti 4-0 (java e 13-të) dy muaj më parë se ikte për arsye familjare. Sot klubi krutan pas largimit të Memës e rikthen në pankinë duke i dhënë misionin e radhës për të evituar rrëzimin.
Çela në largim dy muaj më parë:
“Nuk dua të ndaloj shumë te ndeshja. Ajo patjetër është përgjegjësia ime kryesore për humbjen e sotme. Por nuk do hyj shumë në analizë të thellë taktike të ndeshjes. Po vij me njoftim të rëndësishëm për mua, jam takuar edhe me lojtarët dhe me drejtuesit e klubit, kam dhënë dorëheqjen time për arsye personale”.
Sot prezantohet te Kastrioti me klubin që shkruan:
“Klubi i futbollit “Kastrioti” ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Emiljano Çelës në krye të skuadrës. Tekniku është prezantuar ditën e sotme nga presidenti përpara skuadrës dhe menjëherë ka nisur nga puna.