Haland gati kontrata me Adidas, Puma ose Nike

Ndonëse sot në derbi nuk shënoi, Haland duket i papërballueshëm në fushë me Mançester Sitin. Megjithëse ka shënuar 21 gola norvegjezi ende nuk ka një kontratë me markë të personalizuar.

Sipas 10sport, në javët e ardhshme, tre marka të mëdha duhet të luftojnë për të marrë një kontratë me sulmuesin skandinav. Një detaj jo në favorin e tij, krahasuar me Mbape, mbetet qëndrimi jo shumë mediatik.

Sipas The Athletic, Adidas, Puma dhe Nike po luftojnë për të fituar konkurencën me sulmuesin e Sitit. Kontrata e Haland mund të arrijë deri në 17 milionë euro në vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!