Napoli- Juve e gjitha për tu ndjekur, luhet dhe në Angli e Spanjë

  • Ndeshja e javës së 18-të në Serie A Napoli- Juventus tërheq vemendjen sportive në Itali. Aston Vila-Lids në Premier dhe Selta Vigo- Vijareal në La Liga, të tjera sfida të mëdha në kontinent.

Në fund të fundit, loja e futbollit ka rregulla të njohura: Sot Napoli- Juventus në atë që mund të konsiderohet një sfidë titulli. Në “Maradona’ të Napolit ora e së vërtetës. Spaletti e di mirë se sot mund të menaxhojë një kampionat që me Napolin e tij e ka dërguar sipas ideve personale teknike.

Nga ana tjetër Alegri e njeh nxitimin e adrenalinës dhe dëshiron të vazhdojë të kalërojë si javët e fundit. Edhe pse jo gjithçka do të vendoset sot por sigurisht do tregojë shumë nga këndvështrimi i Scudetto-s. Vetëm një barazim mund të ngrijë situatën, ndoshta duke ringjallur të interesuarit në Milano.

Ndërkohë mjaft interesante duken takimet e mëdha të ditës në Angli dhe Spanjë. Aston Vila= Lids paralajmëron një duel titanësh në Premier League (për nga rivaliteti) dhe Selta-Vijareal po aq aq e paparashikueshme në La Liga Santander.

Sot:

Napoli- Juve 20:45

Aston Vila- Lids 21:00

Selta- Vijareal 20:45/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!