Derbi i Mançesterit tundon Anglinë, luhet edhe në Spanjë, Itali e Francë

  • Mançester Junajtid-Mançester Siti starton në 13:30. Me spektaklin e garantuar në ‘Old Trafford, derbi pritet të ndezë Premier League-n.

Java e 18 e Serie A nisi të premten me atë fitore të jashtëzakonshme të Napolit ndaj Juves në shifra 5-1. Sot java ecën me Kremoneze- Roma, Leçe- Milan dhe Inter- Verona.

Ligue 1 ka në program tri takime të javës së 19-të, ndërsa në La Liga e cila luajti dje takimin Selta- Vijareal 1-1, sot zhvillon 4 sfida të tjera të javës së 17-të.

Nuk mungon kampionati më spektakolar në planet ai i Premier League. Në total janë 6 takime por vëmendja maksimale i shkon derbit të Mançesterit me Junajtid- Siti i cili pritet të tërheqë shikues të shumtë në gjithë botën./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!