Fëler pritet të marrë vendin e Bierhof

Krahas Fredi Bobiç, Rudi Fëler gjithashtu kandidat potencial për të zëvendësuar Oliver Bierhof në DFB si CEO.
Dështimi i Pancerave në Botërorin e Katarit shkaktoi tronditje të madhe në Federatën Gjermane të Futbollit. Oliver Bierhof, CEO dhe kreu i zonës teknike të ekipit kombëtar, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij duke lënë një boshllëk që ende nuk është plotësuar.
Siç raporton Sky Sports DE, vendin e tij mund ta zërë një tjetër i njohur i vjetër i futbollit gjerman, ish sulmuesi i famshëm Rudi Fëler.
Me karrirë të madhe te Bajer Leverkusen si futbollsit dhe drejtor sportiv teksa nga kjo detyrë u largua disa muaj më parë, emri i tij, gjëndët në tryezen e eksperteve të thirrur për të propozuar kandidatin e duhur./Sportiim.al/