Fernando Santos trajneri i ri i Polonisë

Fernando Santos është trajneri i ri i Polonisë. Ish-trajneri i Portugalisë, i cili fitoi edhe Kampionatin Europian 2016, fitoi sfidën me Paulo Bento dhe tani mund të nënshkruajë që sot kontratën e cila do ta lidhë me rivalët e Shqipërisë në grup për Euro 2024.
Fernando Santos është tashmë në Poloni dhe ka arritur një marrëveshje me federatën polake deri në dhjetor 2023.
Madje edhe me opsionin e zgjatjes automatike në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani./Sportiim.al/