Merkato/ Çinari te Shkëndija e Tetovës

Erald Çinari shuan shpresat e Vllaznisë dhe Partizanit për një bashkëpunim të ri pasi Shkodra Sport njofton se sulmuesi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Shkëndijen e Tetovës në Maqedoni të Veriut duke e konsideruar lëvizjen çështje orësh.

Në fakt tetovarët kanë qenë të parët që e kanë kontaktuar Çinarin pas largimit nga Samsunspor dhe jo vetëm kësaj here, por edhe në merkaton e verës dhe atë të janarit të kaluar.

Mësohet se mesfushori i Shkëndijes së Tetovës, Ferhan Hasani është bërë “shkes” për një bashkëpunim të tillë dhe ka luajtur një rol të madh në afrimin e Eraldo Çinarit tek ekipi tetovar.

Pas divorcit me ekipin turk, Erald Çinari ishte vendosur në epiqendër të merkatos së klubeve shqiptare, por jo vetëm. Sulmuesi ka zgjedhur një aventurë të re në Maqedoninë e Veriut, pikërisht te ekipi shqiptar tej kufirit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!