Olmo drejt Çelsit, Moukoko pëlqehet nga Barça

Sipas raportimeve nga Daily Mail, Çelsi kërkon që në janar spanjollin Dani Olmo.

Anësori i Lajpcig sipas tabloidit anglez do të ishte alternativa numër një për Mykhailo Mudrik, një tjetër objektiv i bluve por 21 vjeçari i Shahtjor Donjetsk (ka kontratë me ukrainasit deri në vitin 2026) është shumë afër nënshkrimit me Arsenalin.

Ndërkaq ka zhvillime dhe te Dortmund në Bundesligë. Këto ditë janë vendimtare për të ardhmen e Jusufa Moukoko. Sulmuesit të lindur në vitin 2004 i skadon kontrata në qershor me Borusia Dortmund.

Pritet një takim i fundit me menaxherin e tij për ta bindur të qëndrojë. Pas dere gjëndet Barcelona e cila është gati të përfitojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!