Benzema ka ende energji, Reds-at ecin me “dhurata”

Në Angli dhe Spanjë vijon të luhet edhe në ditët e fundit të vitit. 2 sfida të zhvilluara në Premier League të premten me Brentford që mposhti në shifrat 0-2 Uest Hem dhe me Liverpul që përmbysi Leiçester.

Për t’u përmendur fakti se të tre golat e sfidës Liverpul – Leiçester u shënuan nga “Dhelprat” duke i dhuruar këtë fitore “Të Kuqve”. Ishte Faes që realizoi 2 herë në portën e gabuar dhe i shkaktoi humbjen skuadrës së tij.

Për të kaluar në Spanjë aty ku zhvillohet xhiroja e 15-të e La Liga-s. Dy barazime në shifrat 1-1 u panë në sfidat Kadiz – Almeria dhe Selta Vigo – Sevilja. Ndërkaq, Majorka e Muriqit u mposht me rezultatin 2-0 nga Getafe, ndërsa madrilenët arritën të fitonin ndaj Real Vajadolid.

Gjithçka e vendosi Benzema në 10 minutat e fundit me një penallti e më pas me golin e sigurisë. Leon u ndëshkua me të kuq në radhët e Vajadolid duke lënë me 10 lojtarë skuadrën e tij. Me këtë fitore Real Madrid merr përkohësisht kryesimin duke lënë poshtë Barcelonën e cila zbret në fushë këtë të shtunë.

Rezultatet:

Premier League:
Uest Hem – Brentford 0-2
Liverpul – Leiçester 2-1

La Liga:
Getafe – Majorka 2-0
Kadiz – Almeria 1-1
Selta Vigo – Sevilja 1-1
Real Vajadolid – Real Madrid 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!