Krerët e Al Nasr në Madrid, Ronaldo pranë firmës

Telenovelës Kristiano Ronaldo-klub i ri, duket se po i vjen fundi. Sipas gazetarit Rudy Galetti presidenti i klubit Al Nasr nga Arabia Saudite së bashku me CEO-n e klubit Marselo Salazar kanë fluturuar për në Madrid për të finalizuar kontratën me portugezin 37 vjeçar.

Sipas tij, në 72 orët e ardhëshme do të vendoset përfundimisht lidhur me marrëveshjen dy palëshe. Deri tani gjërat po shkojnë mirë.

Në fakt, Al Nasr e kërkon luzitanin deri në vitin 2030 si futbollist dhe pjesën tjetër si ambasador i kandidaturës së organizimit të Botërorit 2030 në Arabinë Saudite, Greqi dhe Egjipt. ‘Tymi i Bardhë’, gati ë shfaqet në Madrid./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!