Debuton Vata, Selltik beson te talenti shqiptar

Nga kërkesat e shtuara në drejtim të Muriqit, golit spektakolar të Valon Ethemit (Istanbulspor) ditët e fundit sportive për futbollistët shqiptar u pasuruan dje me një risi absolutisht për tu duartrokitur.

Bëhët fjalë për Roko Vatën, 17 vjeçarin shkodran teksa vihet shpejt në gjurmët e të atit Rudi Vata, duke u aktivizuar për herë të parë te Selltik Gllazgou.

Në duelin me Hibernian në kampionatin skocez (0-4) Vata Junior u hodh në fushë në minutat e fundit (84′). Mbajti fanellën me numër 69-të./Foto Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!