Luka Donçiç në histori, rekord të pabesueshëm në NBA

  • Thyen pas 75 viteve rekrodin në NBA, slloveni 23 vjeçar spektakolar me Dallas.

Basketbollisti Luka Donçiç futet në historinë e NBA-së. 23 vjeçari i cili në 2015-18 ishte pjesë e Real Madrid vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij konvertuar në statistika dhe mbi të gjitha performancën me të cilin ai i shpreh botës mënyrën e tij të të luajturit basketboll.

Në ndeshjen e radhës në Teksas mes Dallas Mavericks dhe New York Knicks, talenti slloven shprehu numerikisht paraqitjen e tij më të mirë që prej mbërritjes në NBA, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij por mbi të gjitha duke regjistruar një rekord absolut.

Me 60 pikë, 21 topa të fituar në tabelë dhe 10 asistime, Luka Donçiç është lojtari i parë në historinë e NBA që regjistron një triple të tillë, për më tepër duke figuruar lojtari që i jep ekipit të tij një fitore spektakolare.

Ndërkaq në fund gjatë intervistes për mediat këmbënguli për saktësinë e shifrave e më pas kërkoi një gotë birrë. Duke qeshur tha: “Jam i dërrmuar ta hajë dreqi, më duhet një birrë për tu shëruar”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!