Gakpo zgjedh Liverpulin

Liverpul bën surprizën e madhe në merkato. Aty ku mediat britanike shkruanin thuajse çdo ditë për interesin intensiv të Mançester Junaitid dhe klubeve të tjera për anësorin holandez të Einthoven Kodi Gakpo, në fund drejtuesit e Reds e përvetësuan.

Sipas mediave britanike klubi anglez e blerë sulmuesin 23-vjeçar, duke i paguar klubit të PSV-së shumën prej 50 milionë eurosh.

Asi holandez ishte një nga lojtarët që bëri përshtypje në Botërorin e fundit në Katar, pasi shënoi tre gola në pesë paraqitje për Holandën dhe përgjithësisht la përshtypje pozitive, duke ngjallur interes të madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!