Bylis, merkato në vjeshtë

Merkato e mbyllur por Felipe Souza Barros Ferreira ka firmosur sot zyrtarisht me klubin ballshiot.
Ishte vetë klubi i Bylisit me anë të një komunikate në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, teksa raporton dhe uron 24-vjeçarin.
Braziliani vjen nga aventura greke me OFI Kreta.
Klubi shkruan:
“Felipe Souza Barros Ferreira, vjen nga Superliga greke, nga skuadra e njohur OFI KRETE dhe behet zyrtarisht pjese e kontigjentit tone. Lojtari brazilian 24-vjecar luan si sulmues krahu dhe eshte nje perforcim me vlera per klubin tone”