Duamena i bashkohet Egnatias

Egnatia ka nisur punën edhe për blerjet e dimrit. Rrogozhinasit kanë prezantuar afrimin e parë teksa bëhet fjalë për një tjetër sulmues që do të vihet nën urdhrat e trajnerit Duro.
Rafael Duamena ka nënshkruar me skuadrën e Egnatias një kontratë deri në përfundim të sezonit 2023-2024. 27-vjeçari nga Gana është prezantuar nga vetë presidenti Demrozi dhe mund të konsiderohet një tjetër “goditje” e rrogozhinasve.
Duamena ka një CV të pasur ku regjistrohen klube si Salsburg, Zyrih, Levante, Zaragoza, dhe së fundmi Blau-Vais Linz në Austri. Tashmë ganezi do të nisë një aventurë të re në kampionatin shqiptar me ekipin nga Rrogozhina që po bën mjaft mirë deri në këtë fazë të Abissnet Superiore./S.Gjidiaj/