Argjentina dhe Mesi në ‘Çatinë e Botës’

‘Katar 2022’/ Finale:
Argjentinë – Francë 3-3 (4-2 p)

Gjithëçka mund të dhurojë një finale madhështore Botërori u pa sot në Argjentinë – Francë luajtër në ‘Luasail’. Emocione të shumta, befasi, spektakël dhe në fund ligjin e bëjnë penalltitë.

Është Argjentina e Lionel Mesit që shpallet “mbretëresha” e globit duke rrëmbyer të tretin titull në histori.

Një pjesë e parë e gjitha për amerikano-latinët që me Mesin (pen) dhe Di Marian siguruan avantazhin e dy golave që mendohej se do t’i jepte shumë siguri për pjesën tjetër të sfidës.

Fraksioni tjetër i takimit ishte e kundërta e asaj që u pa në 45 minutat e para. Franca filloi të reagonte e me Mbapen brenda pak sekondash gjithçka mori rrjedhë tjetër. Fillimisht me penallti e më pas me një tjetër gol spektakolar sulmuesi i ‘Gjelave’ riktheu baraspeshën e një finaljeje të denjë

Kështu sfida iu drejtua shtesave ku përveç golit të Mesit e penalltisë së Mbapes asgjë tjetër nuk u përcaktua në 30 minuta lojë.

Fatet e Kupës së Botës u vendosën nga pika e bardhë e penalltisë aty ku francezët gabuan 2 herë ndërsa argjentinasit u mjaftuan me 4 gjuajtje të sakta.

Mbyllet këtu edicioni i 22-të i kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në planet me Argjentinën e cila ngre lart Kupën e Kampionit dhe Mbapenë si ‘Këpuca e Artë’ me 8 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!