Zhiru alarmon Francën, probleme me gjurin

Nesër në orën 16:00 finalja e madhe e Kupës së botës Argjentinë- Francë.

Te Franca përpos gripit të ‘Devesë’ sot është raportuar një tjetër shqetësim

Kambanë alarmi te Kombëtarja e Francës, më pak se një ditë para finales së Kupës së Botës kundër Argjentinës.

Sipas raportimeve nga La Chaine L’Equipe, kanali televiziv i gazetës kryesore sportive franceze, Olivier Zhiru ka shfaqur një problem në gju, aq sa është në dyshim serioz për ndeshjen e nesërme mes skuadrës së Deshamps dhe Argjentinës.

Trajneri i transalpinëve studion alternativat, i vetëdijshëm për rëndësinë e numrit 9 të Milanit për skuadrën franceze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!