Mesi merr letër nga i biri Tiago

Në prag të finales së nesërme të Kupës së Botës, Argjentinë- Francë në program në orën 16:00, djali i Lionel Mesit, Tiago i ka dërguar një letër të atit të tij në thelb të të cilit duket se është rritja e ndenjës atdhetare, e dëshirës për të fituar me çdo kusht…

Letra u publikua në Instragram nga bashkëshortja e Mesit, Antonela Rokuzo. Tiago kishte shkruar tekstin e këngës me të cilën argjentinasit festojnë të gjitha fitoret e mëdha që i sollën në finalen e Kupës së Botës në ‘Katar 2022’.

Letra:

“Kam lindur në Argjentinë, në vendin e Diegos dhe Lionelit, fëmijë nga Malvinas (Ishujt Falkland) që nuk do t’i harroj kurrë. Nuk mund t’jua shpjegoj se nuk do ta kuptonit finalet që humbëm, sa shumë qava për to. Por kjo përfundoi në Marakana, babai fitoi finalen me Brazukas. 

Djema, tani jemi përsëri të emocionuar, dua të fitoj të tretën, dua të jem kampion bote. Dhe ne mund të shohim Diegon, në parajsë duke inkurajuar Lionelin”, shkruhej në letër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!