Kroacia e treta në ‘Katar 2022’

Kupa e Botës në Katar:

Finale për vendin e 3/4: Kroaci- Marok 2-1

U luajt këtë pasdite “minifinalja” e ‘Katar 2022’ mes Kroacisë dhe Marokut ku ballkanasit ia dolën të siguronin vendin e tretë falë fitores në shifrat 2-1.

Një sfidë thuajse e barabartë ku Kroacia pati një dominim të lehtë dhe diferencën e bëri vetëm 1 gol.

Të dyja skuadrat e nisën vrullshëm me kroatët që morën avantazhin të parët në minutën e shtatë me anë të Gvardiol. Dy minuta më pas kundërpërgjigjet Dari i cili kthen dhe njëherë shifrat në 1-1.

Gjithçka mbyllet gjatë fraksionit të parë ku Orsiç realizon një super gol (42′) duke siguruar përfundimisht fitoren e ballkanasve dhe duke rezervuar për ta vendin e tretë në këtë Botëror.

Këmbëngulës marokenët deri në sekondat e fundit edhe pse aventura e tyre mbyllet me këtë humbje ndaj Kroacisë padyshim me kokat lart pasi tashmë ata e kanë shkruar historinë.

Sakaq nesër zhvillohet dhe finalja e madhe e ‘Katar 2022’ mes Argjentinës dhe Francës me start në 16:00 ku emocionet pritet të jenë të mëdha./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!