Debuton Mema, Tirana me mision në Durrës
Egnatia- Bylis dhe Kastrioti- Vllaznia sot në fushë me start orën 13:00 dhe Teuta- Tirana janë ndeshjet e javës së 14 Abisnet Superiore e cila nisi dje.
Do të debutojë Ardian Mema si trajner i Kastriotit teksa te Vllaznia problemi vjen nga dëmtimet. Darko Bulatoviç, Marko Juriç dhe Liridon Latifi janë mungesa për Josën.
Duel interesat dhe ai i Rrogozhinës me Egnatian e cila niset si favorite. Duro në vazhdën e sukseseve te kjo skuadër, kërkon një tjetër fitore. Bylis në vështirësi prej javësh.
Në ‘Niko Dovana’ Teuta duhet të bëjë mirë me Tiranën por koeficeni i vështirësisë shihet i lartë. Kampionët pas fitores së djeshme të Partizanit do kërkojnë të rimarrin kreun.
/Sportiim.al/