Mema debuton me fitore, Bylis befason Egnatian
Abissnet Superiore, Java 14:
Egnatia – Bylis 0-1
Kastrioti – Vllaznia 1-0
Dy sfida të tjera të javës së 14-të Abissnet Superiore u zhvilluan ditën e sotme. Surpriza vjen nga Kamza ku Kastrioti mposhti minimalisht Vllazninë duke e zhytur totalisht në krizë rezultatesh.
Në hije kuqeblutë e Josës të cilët u ndëshkuan gjatë pjesës së parë edhe me një karton të kuq drejtuar Krujës (31′). Sakaq, goli i krutanëve erdhi në të dytën falë Silvio Zogajt që i dhuron Ardian Memës fitoren në debutim.
Për Vllazninë gjithçka bëhet më e vështirë ndërsa për Kastriotin ky 3-pikësh shërben edhe për ringritjen e moralit pas humbjes së thellë ndaj Tiranës në mesjavë.
Ndërkohë, Bylis ndal marshimin Egnatias në Rrogozhinë në një sfidë ku rastet nuk munguan për të dyja skuadrat. Gjithçka u vendos në minutat shtesë kur Ruçi dërgoi topin në rrjetën e Sherrit. Goli i Ruçit në këtë sfidë shkoi si dedikim për vëllain e tij që u nda nga jeta pak ditë më parë në Angli.
Kështu Bylis mban vendin e tetë me 15 pikë ndërsa Egnatia mbetet në të tretin me 21 pikë, po aq sa Erzeni./S. Gjidiaj/