Partizani merr tri pikë, Kukësi nuk ia del…

Abissnet Superiore, Java 14:
Partizani – Kukësi 2-1 (Bitri 25′, Skuka 30’/ Basha 69′ p)
Sfida Partizani – Kukësi mbyllet me të njëjtin rezultat si në fazën e parë. Të kuqtë triumfojnë 2-1 ndaj një Kukësi që pa në timon Rrahman Hallaçin.
Për kryeqytetasit ishte gjithçka e thjeshtë teksa në pjesën e parë shënuan 2 herë brenda 5 minutash me golin për kartolinë të Bitrit dhe atë të të zakonshmit Skuka.
Gjatë fraksionit të dytë verilindorët zgjohen dhe provojnë të reagojnë. Për Kukësin do të vijë dhe goli i vetëm me anë të 11-metërshi të kthyer në gol nga Edi Basha.
Kuksianët e mbyllin në sulm duke iu afruar mjaft golit të barazimit por kryeqytetasit ia dalin të administrojnë deri në fund avantazhin duke u kthyer te fitorja pas barazimit me Erzenin.
Partizani pozicionet sërish në krye të klasifikimit në pritje dhe të Tiranës që nuk ka luajtur ende, teksa Kukësi mban vendin e tetë bashkë me Bylisin në kuotën e 12 pikëve, 1 më shumë se Teuta e vendit të fundit.