Kalon Laçi, Ujka i jep tri pikë bardhezinjëve

Abissnet Superiore, Java 14:
Laçi – Erzeni 1-0
(Ujka 45+4′ p)

Erzeni shfaqet mjaft mirë në daljen e radhës. Ndaj Laçit pati dy-tri raste goli në pjesën e parë. Kurbinasëve iu anulohet një gol i shënuar nga Shkurtaj

Pesë ndeshje pa humbje në kampionat por Erzeni thyhet në Laç. Kurbinasit ishin ata që triumfuan në sfidën hapëse të javës së 14-të të Abissnet Superiore me rezultatin e ngushtë 1-0.

Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat që e nisën me sulme të njëpasnjëshme por goli do të kërkojë minutat shtesë të fraksionit të parë.

Nigeriani Babatunde pas një topi nga e djathta futet në zonë ndërsa në rrugën e tij pengohet nga Sadiki. Orlando Kuka nuk ka dyshime penallti të cilën Ujka që e ekzekuton saktë. Kështu vjen dhe goli i fitores për bardhezinjtë.

Gjatë pjesës së dytë Shkurtaj tundi rrjetën pas një aksioni mjaft të bukur por pas çekimit nga sistemi VAR goli i sigurisëshënuar në të 73′-ën anulohet pas një prekjeje të topit me dorë në start të aksionit nga Akiniemi.

Në pjesën e mbetur të lojës intensifikojnë sulmet shijakasit të cilët rrezikojnë disa herë kuadratin e mbrojtur nga Dajsinani por topi nuk depërton në rrjetën e këtij të fundit.

Kështu Laçi merr fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe ngjitet në vendin e pestë, vetëm 1 pikë larg Erzenit dhe Egnatias, ndërsa shijakasit mbyllin serinë e 5 rezultateve pozitive./S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!