Nis Laçi, Partizani-Kukësi me risi në…stol
- Abissnet Superiore do të luajë sot dy nga ndeshjet e javës së 14-të të saj. Kështu me start orën 13:00 në stadiumin e qytetit të Laçit në fushë Laçi vendas dhe Erzeni i Shijakut.
Pak orë më vonë, në 15:45, Partizani pret në strehëzën e tij të re Kukësin. Java do të vijojë nesër me tri duelet e tjera.
Në kampin bardhezi rikthimi i trajnerit Gentian Mezani duket se ka ndryshuar që në debutim situatën. Fitorja e jvës së kaluar në Ballsh me Bylis (0-1) e ka ngjitur skuadrën kurbinase në vend të gjashtë.
Ndaj Erzenit i cili viziton Laçin pas më shumë se dy dekadave, pritet ë jetë sfidë mbi sfidë pasi shijakasait janë shfaqur mjaft të fortë në kampionat. Madje fazën e parë me kurbinasit kanë fituar me një penallti të akodruar në shtesë. Për trajnerin Mezani rikthehen në dispozicion mentor mazrekaj dhe Luka Cucin.
Te Erzeni ka mungesa thelbësore si ajo e kapitenit Gzim Krasniqi apo të Ademit e Iljazit.
Në stadiumin “Partizani’ të kuqtë do duhet të përballen me Kukësin e zonës së fundit të tabelës. Xhovani Kolela tha dje në konferencë shtypi se Partizani i tij do duhet të vijojë me lojërat e mira në fushë dhe se pozicioni i Kukësit në fund nuk është tregues real i tyre. Italiani nuk do mund të ketë lojtarë si Matondo, Da Silva e Hoti.
Te Kukësi pas ndryshimëve në pankinë situata duket disi më e stabilizuar. Skuadra nga Enkeleid Dobi ka kaluar te Rrahman Hallaçi i cili do të ketë në krah sërish Ylli Shametin. Stafi nuk do të ketë lojtarë si Meksi, Giasi dhe Bytyqi.
Sakaq në Laç do të gjykojë Orlando Kuka ndërsa në Partizani- Kukësi gjyqtar kryesor do të jetë Kreshnik Cjapi./Sportiim.al/
Sot:
Laçi- Erzeni 13:00
Partizani-Kukësi 15:45
E premte:
Egnatia- Bylis
Kastrioti- Vllaznia (në Kamëz)
Teuta-Tirana