Terre des Hommes Albania, trajnim 3-ditor për politikën e mbrojtjes të fëmijëve në futboll

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me organizatën “Terre des Hommes” në Shqipëri kanë organizuar një trajnim me temën “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Futboll”. Prej kohësh FSHF ka hartuar politikat e saj për mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurisë së fëmijëve në futboll, duke u bazuar edhe në direktivat dhe udhëzimet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Në këtë kuadër Federata po organizon këtë trajnim të parë 3-ditor ku marrin pjesë përfaqësues të departamenteve të ndryshme në FSHF dhe përfaqësues nga shoqatat rajonale të futbollit nga i gjithë vendi, që punojnë çdo ditë me fëmijët. Në gjithë këtë proces FSHF mbështetet nga organizata e njohur Terre de Hommes”, ndërkohë që në ditën e parë të trajnimit të pranishëm Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSH-së, Anila Basha dhe ishin Drejtorja e “Terre des Hommes Albania”, Enkelejda Kallçiu.

Në fjalën e mbajtur në nisje të këtij aktiviteti, anëtarja e KE-së në FSHF, Anila Basha, e vlerësoi si një çështje mjaft sensitive atë të mbrojtjes së fëmijëve dhe si një aspekt të cilin Federata e ka në prioritetet e saj.

“Angazhimi ynë në FSHF është maksimal për këtë çështje dhe duhet të bëjmë maksimumin për të përmirësuar politikat e mbrojtjes dhe sigurisë së fëmijëve në futboll. E cilësoj si një hap shumë të rëndësishëm këtë trajnim dhe një mundësi shumë të mirë që të gjithë ne të japim kontributin tonë për implementimin e politikave të hartuara nga FSHF në drejtim të një mbrojtje sa më të mirë të fëmijëve. Kur fëmijët luajnë futboll, duhet të ndihen të sigurt, të lumtur dhe të angazhuar. Ne e dimë që trajneri luan rol shumë të rëndësishëm për të krijuar një mjedis të sigurt për të situatat e përditshme që lidhen me futbollin. Kjo quhet mbrojtje, dhe është një aspekt si cilës FIFA, UEFA dhe federatat e futbollit anembanë botës i kushtojnë rëndësi gjithnjë e më të madhe. Si trajner apo përfaqësues të shoqatave rajonale në të gjithë vendin që punoni çdo ditë me fëmijët, nga ju pritet që jo vetëm të jeni profesionist dhe i përgjegjshëm, por edhe një model për t’u ndjekur. Fëmijët ju shohin si model qoftë si trajner futbolli, qoftë si njeri. Me këtë rol vjen një përgjegjësi e madhe”. – tha Basha./FSHF

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!