FSHF synon ta bëjë futbollin gjithmonë e më shumë të sigurt për fëmijët”

Fokusi i FSHF-së në drejtim të politikave për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve në futboll ka bërë bashkë për tre ditë me radhë në një trajnim mjaft të rëndësishëm përfaqësues të shoqatave rajonale të futbollit dhe departamenteve të ndryshme në Federatë së bashku me ekspertët e organizatës “Terre des Hommes” në Shqipëri.

Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësve iu është dhënë një informacion i qartë i situatës aktuale, ku fokusi ka qenë parandalimi, informimi dhe ndërgjegjësimi për mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa zyrtarët dhe trajnerët e përzgjedhur nga FSHF do të jenë pikat kyçe për zonat rajonale dhe departamentet që mbulojnë, pika e kontaktit për çdo person, i cili do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me individët e përfshirë në aktivitete, qofshin këta lojtarë, prindër apo trajnerë.

Të tilla trajnime janë një nga elementët kryesorë për të siguruar dhe për të parandaluar situatat e dëmshme për fëmijët, që mund të vijnë gjatë aktiviteteve të ndryshme të futbollit.

Gjithashtu, politika e Federatës Shqiptare të Futbollit është shumë e rëndësishme për të promovuar dhe për të siguruar parandalimin e rasteve potenciale që mund të na ndodhin në abuzimet e fëmijëve në sport.

Në lidhje me këtë iniciative të rëndësishme në drejtim edhe të përgjegjësisë sociale, shefi i Sektorit të Futbollit të Fëmijëve në FSHF, Andi Zëre, thotë se gjatë diskutimeve ka pasur një vëmendje të veçantë për paraqitjen e procedurave dhe politikave kryesore që sigurojnë mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve në futboll. Ai shpjegon se trajnimi i pikave kryesore të kontaktit në nivel rajonal për persona të cilët janë përzgjedhur nga FSHF është në vijueshmëri të masave që UEFA ka ndërmarrë për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve në futboll.

“Ky trajnim konsiston në njohjen e thellë të politika të mbrojtjes dhe ruajtjes së sigurisë së fëmijëve në futboll, bazën ligjore, mënyra se di do të aplikohen. FSHF ka marrë një iniciativë për t’u fokusuar edhe më shumë në futbollin e fëmijëve, që të jetë një ambient edukues gjithëpërfshirës dhe i sigurt. Kështu që këto politika lidhen drejtpërdrejtë me sigurinë e fëmijëve. Në trajnim marrin pjesë të gjitha stafet që merren me menaxhimin e futbollit. Kjo politikë shtrihet dhe në nivel lokal, duke shkuar deri te klubet dhe shoqatat e futbollit, që janë anëtarë të FSHF-së”, – vijon Zëre.

FSHF aktualisht ka hartuar një politikë të saj, që përditësohet në vazhdimësi duke u mbështetur edhe në politikat dhe strategjitë e mbrojtjes dhe sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve në gjithë Europën që ka UEFA. Për këtë politikë bëhen përditësime të herëpashershme, trajnohen stafe, ndërsa hapi i radhës në këtë proces është implementimi në nivel lokal, klubesh, shoqatash për të krijuar një rrjet që të sigurohet një ambient sa më i sigurt për ata që janë pjesëtarë të kompeticioneve tona”, – theksoi përgjegjësi i Sektorit të Futbollit të Fëmijëve për Fshf.org.

Qëllimi i FSHF-së në bashkëpunim me “Terre des Hommes”, nëpërmjet organizimit të këtyre aktiviteteve, është të arrijë të ndërgjegjësojë dhe informojë sa më shumë pjesëtarë të komunitetit të futbollit për mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurisë së fëmijëve.

FSHF ka hartuar tashmë politikat e saj për mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurisë së fëmijëve në futboll, duke u bazuar edhe në direktivat dhe udhëzimet e UEFA-s dhe FIFA-s, ndërkohë që në fazën tjetër të kësaj iniciative pjesëmarrësit në këtë trajnim do t’u përcjellin informacionin dhe njohuritë e marra pikërisht personave që do të jenë pikat kyçe në implementimin e kësaj politike në të gjithë vendin të asistuar nga specialistët e “Terre des Hommes”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!