Sot/ Kategoria e Parë rinis në…shi

Pas Dinamo- Lushnja 5-0 luajtur të shtunën në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ në Tiranë sot Kategoria e Parë ecën me pesë takime të tjera.

Kështu në Pukë, Orikum, Korçë, Burrel dhe Lezhë për javën e 11-të të këtij niveli futbollistik çiftet: Tërbuni- Luzi 2008, Oriku-Besa,Skënderbeu- Turbina, Burreli-Korabi dhe Besëlidhja-Apolonia.

Situata në inferiore në formatin aktual me 14 skuadra është e tillë ku të gjitha skuadrat janë në garë për tu ngjitur dhe qëndruar.

Spikat derbi rajonal i ‘Liri Ballabanit’ teksa Burreli vendas pret Korabin pretendent si dhe Oriku- Besa e Kavajës. Mjaft e komplikuar duket dhe ndeshja e Besëlidhjes me Apoloninë e Fierit. Të dyja skuadrat e njohura janë duke u endur në fund të klasifikimit çka tregon se situata te ta, nuk është ndër më të mirat.

Për Skënderbeun pas atij tripikëshi të fituar me fierakët (ndeshje e prapambetur) sot radha për tu kthyer te një tjetër fitore. Kuptueshëm nëse ia del ndaj Turbinës në shtëpi. Duel interesant pritet të zhvillohet në Pukë ndërmjet vendasëve të Tërbunit dhe Luzit 2008.

Sot ora 13:00

Tërbuni- Luzi 2008

Oriku-Besa

Burreli-Korabi

Besëlidhja-Apolonia

Skënderbeu- Turbina 15:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!