Besa fiton në Orikum, përmbytet fusha në Lezhë

Kategoria e Parë, Java 11:
Tërbuni – Luzi 2008 1-1
Oriku – Besa 0-1
Burreli – Korabi 1-1
Besëlidhja – Apolonia (e anuluar)

Vijon gara edhe në Kategorinë e Parë me 3 sfida të luajtura për llogari të javës së 11-të.
Në program ishte dhe Besëlidhja – Apolonia por që përmbytjet në stadiumin e Lezhës nuk favorizuan zhvillimin e kësaj sfide e cila u spostua për një moment të dytë.

Në përballjen Tërbuni – Luzi 2008 gjithçka u mbyll në barazim 1-1, ashtu si dhe sfida tjetër mes Burrelit dhe Korabit. Ndërkohë Besa e Kavajës mposhti me rezultatin minimal 0-1 Orikun në shtëpinë e këtij të fundit.

Tabela e klasifikimit vijon të kryesohet nga Dinamo teksa më poshtë gjendet Flamurtari me 1 ndeshje më pak. Në vend të tretë është Korabi dhe me pikë të barabarta me të qëndron dhe Besa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!