Dinamo me forcë, mund Lushnjën dhe ngjitet në krye

Java e 11-të e Kategorisë së Parë startoi sot me takimin Dinamo Lushnja. Ajo nisi në 12:30 dhe u zhvillua në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.

Blutë e nisën me prepotencë ndeshjen pasi në harkun e 45 minutave të parë shënuan tri herë me Denison (11′, 41′ pen) dhe Prodani në të 42′-ën.

Në fraksionin e dytë ekipi i Nevil Dedes administroi takimin duke shënuar dje dy herë me Aamake dhe Danaj për 5:0 final. Pas këtij suksesi, Dinamo ngjitet në krye me 24 pikë.

Dinamo Simoni, Prodani, Dikson, Samake, Allmuça, Daja, Samaçi, Vokrri, Bardhi, Denison, T. Marku.Tr: Nevil Dede

Lushnja: Kaloshi, Magani, Basha, Daci, Meta, Haxhiu, Pervataj, Alushi, Andoni, Canka, Pepa. Tr:Blerim Hasalla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!