Katar 2022/ Nis Portugalia, në mbrëmje ka një finale, Angli-Francë

Pas dy gjysmëfinalistëve të ditës së premte (Kroaci, Argjentinë), sot radha e dy dueleve të tjera të cilat do formësonjë 4 -ën e turit pasardhës.

Në 16:00 Marok- Portugali ndërsa në mbrëmje në 20:00 radha e Angli- Francë.

Te sfida e pasdites marokenët teksa eleminuan në mënyrë surprizë Spanjën për 1/8-at, optimizmi mbetet në maksimum. Nga vendi i vetëm afrikan ende në garë vijnë lajme se drejt Katarit kanë udhëtuar mijëra tifozë duke shtuar në maksimum numrin e tyre në Doha. Të gjithë futbollistët në dispozicion.

Në kahun tjetër Portugalia pas fitores së thellë ndaj Zvicrës 6-1 sot pritet të jetë favoritja e madhe për të qenë ajo bileta e tretë gjysmëfinaliste. Ndonëse kulaitetet janë të shumtë dy janë mungesat për teknikun Santos. Ata janë Nuno Mendez dhe Danilo Periera. Çështja ‘Ronaldo’ për moentin duket e shuar, teksa 37 vjeçari do ta nisë nga stoli. Arbitër kryesor Tejo,Argjentinë.

Angli-Francë konsiderohet si finlaja e parakohëshme e këtij Botërori. Për vetë vlerat dhe objektivat te të dy kombëtaret. Te grupi i Sauthgejt kontigjenti i plotë ndërsa te francezët mungojnë të dëmtuarit Karim Benzema dhe Lukas Hernandez. Gjykon Sampaio, Brazil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!