‘Pushtim’ maroken…

Marok – Spanjë 0-0 (3-0) pen

Vjen surpriza e radhës në “Katar 2022”. Maroku lë jashtë Spanjën falë heroit Bono që priti 2 penallti të spanjollëve (iberiket goditën dhe një shtyllë).

Tjetër ndeshje e vendosur nga 11-metërshat ishte ajo e pasdites së sotme mes Marokut dhe Spanjës. Në fund bileta shkoi për marokenët që u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Koha e rregullt bashkë me dy shtesat prej 15-minutash u mbyll pa gola dhe pa shumë raste. Disi më të rrezikshëm u shfaqën marokenët duke mos lënë spanjollët të bënin lojën e tyre. Paçka ae iberiket goditën në fund shtyllën me Sarabia.

Në serinë e penalltive spanjollët gabuan 3 herë. Shtylla dhe 2 herë Bono nuk lejuan asnjë prej gjuajtjeve të europianëve të përfundonte në rrjetë. Ndërsa Maroku realizoi 3 herë duke humbur vetëm 1 penallti.

Kështu Spanja nuk vazhdon rrugëtimin në këtë Kupë Bote ndërsa Maroku pret kundërshtarin e radhës që do të përcaktohet në mbrëmje nga takimi Portugali – Zvicër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!