Kalon Kroacia e …Livakoviç

Japoni – Kroaci 1-1 (1-3) pen

Ndeshja e parë e ‘Katar 2022’ që u vendos nga pika e bardhë e penalltisë ishte ajo mes Japonisë dhe Kroacisë, ku ballkanasit arritën të kalonin në çerekfinale.

Sa i përket sfidës, të parët surprizuan japonezët duke kaluar në avantazh me Maedën teksa luhej fundi i pjesës së parë.

Sakaq, në të dytën Perisiç ktheu baraspeshën duke i dhënë mundësinë Kroacisë të bënte diçka më shumë në minutat e mbetura, gjë që nuk ndodhi.

Kështu, u desh të luhej koha shtesë dhe seria e 11-metërshave për të konfirmuar fituesen e këtij takimi. E më të saktë me gjuajtjet dhe pritjet u treguan kroatët me Livakoviç protagonist.

Portieri ballkanas priti 3 gjuajtje të japonezëve duke i dhënë skuadrës së tij të drejtën e kualifikimit në çerekfinale ku do të ndeshen me fituesin e çiftit Brazil – Kore e Jugut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!