Brazil spektakolar në 45 minuta, Koreja e Jugut në shtëpi

Brazil – Kore e Jugut 4-1

Spektakël në fushë dhe bollëk golash në pjesën e parë dhe pushim në të dytën. Kjo ishte ndeshja që dërgoi Brazilin në çerekfinale përballë Kroacisë.

Festivalin e golave amerikano-latinët e nisën prej minutës së shtatë me Vinicius Zhunior e nuk vonoi shumë një penallti e kthyer në gol nga i rikthyeri, Nejmar.

Pak minuta pushim derisa Riçarlison të rizgjonte sulmin brazilian duke trefishuar rezultatin. Aksioni model nisur nga vetë Riçarlison dhe në fund klasi i Kasemiros duke e nxjerrë të lirë. Gol për vitrinë. Nuk ndalet skuadra e Tite e cila në të 36′-ën me Paketa mbyll kështu programin e golave për skuadrën e tij.

Amerikano-latinët “harrojnë” të shënojnë në të dytën dhe koreanët përfitojnë për të realizuar thjesht për statistikë. Ishte Paik ai që “nderoi” aziatikët që në këtë përballje shfaqën shumë pak ndaj një Brazili tepër të fortë.

Kështu çifti tjetër çerekfinalist është Kroaci – Brazil, ndërsa nesër mbyllet dhe ky raund për 1/8 at e “Katar 2022”./S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!