Sot/ Nis Kroacia, mbyll Brazili…

Japoni- Kroaci dhe Brazil-Kore e Jugut do të jenë dy sfidat e sotme të Botërorit ‘Katar 2022’ me eleminim të drejtpërdrejtë.

Te sfida e orës 16:00 ndërmjet Japonisë dhe Kroacisë të dyja kombëtaret kanë të gjithë kontigjentin gati, çka do të thotë se të dy teknikët Morijasu dhe Daliç do të kenë të gjitha kartat në dispozicion. I vetmi që mungon Itakura nga radhët e ‘Samurajëve’ aziatikë.

Në 20:00 përballja tjetër Brazil-Kore e Jugut e cila do të gjykohet nga francezi Turpë. Sfida për brazilianët vjen në një moment brilant të tyrin aq më tepër që edhe Nejmar ka lënë infermerinë dhe do të jetë në dispozicion të teknikut Tite. Ende për ‘Seleçaon’ nuk janë gati Gabriel Zhezus dhe Aleks Tejes.

‘Katar 2022’: Faza për 1/8-at:

Japoni- Kroaci 16:00

Brazil-Kore e Jugut 20:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!