Oçoa ndal Levandovskin, Meksikë-Poloni pa gola

Botërori 2022

Grupi C:
Meksikë – Poloni 0-0

Grupi D:
Danimarkë – Tunizi 0-0

Gara në ‘Katar 2022’ vijoi me dy barazime pa gola në ndeshjet e Grupi C dhe D. Eriksen 90 minuta në fushë për Danimarkën dhe Levandovski që humb një 11-metërsh mund të veçohen në këto 2 përballje.

Danimarkë – Tunizi e luftuar por pa gola. Disi më të qartë danezët në lojën e tyre por jo në nivelin e duhur për të shënuar. Një barazim qe i jep skuadrave nga 1 pikë në këtë sfidë të parë për to.

Sakaq, edhe Meksikë – Poloni nuk prodhoi gola. Rasti më i mirë ishte në duart e polakëve por Levandovski përballë 37 vjeçarit Oçoa, shpërdoroi një 11-metërsh duke veshur me lavdi veteranin meksikan me atë pritje fantastike e lënë në fuqi barazimin pa gola.

Një rezultat që i shkon më për shtat Polonisë ndërsa Meksika mund të kishte bërë edhe më mirë për të gjetur rrjetën e Sheznit.

‘Katar 2022’ për sot mbyllet nga Francë – Australi në 20:00, sfidë kjo e vlefshme për Grupin D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!