Francë magjike, Zhiru spektakolar ndaj kangurëve

Botërori 2022, Grupi D:
Francë – Australi 4-1 (Rabiot 27′, Zhiru 32′, 71′, Mbape 68’/ Guduin 9′)

Franca dhuroi spektakël në fushë dhe bollëk golash mbrëmjen e sotme përballë Australisë teksa përmbysi shifrat nga 0-1 në 4-1.

“Gjelat” e nisën në mënyrën më të mirë këtë Botëror me fitoren bindëse dhe lojën e bukur që zhvilluan, edhe pse pësuan që në minutën e 9′-të.

Edhe pse befasoi në start, Australia nuk arriti ta administronte për shumë kohë avantazhin pasi Rabiot mendoi për të rikthyer baraspeshën ndërsa më tej Zhiru solli përmbysjen me golin e minutës së 32′-të.

Në pjesën e dytë francezët shënuan edhe dy herë të tjera me Mbape dhe Zhiru për të vulosur përfundimisht fitoren dhe për të marrë kreun e Grupit D.

Sakaq, ‘Katar 2022’ vijon nesër me të tjera sfida interesante dhe me të tjera skuadra të mëdha që zbresin në fushë si Gjermania apo Spanja./Foto:Twitter /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!