‘Katar 2022’/ Kush janë të rinjtë shpërthyes…

Në një investigim të kryer nga Sportmediaset zbulohet se 10 futbollistët me pritshmëri të lartë në “Katar 2022′ do të jenë:

1- Ksavi Simons (PSV), mesfushori 19 vjeçar holandez teksa në 21 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe 4 asistime, duke udhëhequr Eindhoven në krye të tabelës së Eredivisie.

2- Moukoko (Gjermani) Dëmtimi i Verner hapi dyert për lojtarin e Borusia Dortmund. Sulmuesi me origjinë nga Kameruni konsiderohet si një nga lojtarët e rinj më interesantë në Bundesligë.

3- 19-vjeçari Antonio Silva (Portugali) ka bindur trajnerin Fernando Santos që të jetë pjesë e listës luzitane. Mbrojtësi i Benfikas shënoi kundër Juventusit në Ligën e Kampioneve dhe është një nga lojtarët e rinj më interesantë në futbollin portugez.

4-Xhevison Benete (Kosta Rika) 18 vjeçari ka hyrë në historinë e futbollit të vendit të Amerikës Qendrore, sepse ishte autori i asistimit që lejoi Kampbell të shënonte golin në play-off kundër Zelandës së Re, vendimtar për të lejuar Kosta Rikën të kualifikoheshe në Katar.

5- Bilal El Khannous i Belgjikës është një ndër të përzgjedhurit e trajnerit Roberto Martinez në listen me 26 lojtar.

6- Mesfushori i Zvicrës Fabian Rieder (Zvicër) konsiderohet si truri i i ri kombëtares së drejtuar nga Jakin.

7- Noah Okafor (Zvicër) Një tjetër zviceran, i lindur në vitin 2000 prej të cilit pritet shumë.

8- Xhonatan David është ngjitur në vendin e tretë në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave të kombëtares së Kanadasë. Është 22 vjeç dhe luan për Lilë në Ligue 1.

9-Në Kombëtaren e SHBA janë dy lojtarë me pritshmëri të lartë; Junus Musah (pronë e Valencias) dhe Xhovani Rejna, i cili aktivizohet në Bundesligë me Dortmund.
10- I radhës figuron Xhovani Rejna (Dortmund) i cili sapo ka mbushur 20 vjeç. /Foto:Twitter/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!