Fernandesh: Ftohtë me Ronaldon? Ishte shaka

  • U fokusua në një takim të ftohtë me Ronaldon, mesfushori i Mançester Junajtid reagon: “Nuk ka asgjë mes meje e Kristianos”

Bruno Fernandesh, foli për Sky Sports UK nga kampi stërvitor i Portugalisë në Katar, duke shpjeguar se “nuk ka asnjë problem” me shokun e skuadrës së ‘djajve të kuq’, Kristiano Ronaldo.

Ditë më parë mezi kishte shkëmbyer një përshëndetje në dhomat e zhveshjes. Bruno Fernandesh nënvizoi se “ishte thjesht një shaka”. “Nuk e kam lexuar intervistën, por gjithçka është në rregull me Kristianon – shpjegon ai -.

Jemi në ekipin kombëtar, me Portugalinë, gjëja kryesore për të cilën mendoj është kjo, të gjithë duhet të qëndrojmë të fokusuar në Kupën e Botës. Kristiano luan për herë të pestë dhe na ka ndihmuar të jemi këtu dhe të gjithë duam të japim gjithçka”.

Duke folur për ftohtësinë që del nga video, mes tij dhe CR7, ai shton: “Por e patë me zë? Ishte shaka mes nesh, por pa audio nuk e kuptoni. Njerëzit tani nuk e dinë. E vërteta nuk kam probleme me askënd, thjesht bëj punën time”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!