Superiore/ Tri takime, rivaliteti në maksimum
Eventi kryesor i ditës së sotme për futbollin shqiptar padyshim janë tri takimet e javës së 11-të Abissnet Superiore.
Përgatiti: Erga Kenga
Në ‘Kukës Arena’, Kukësi në një përballje mjaft delikate me Vllazninë e Shkodrës. Te të dy kampet deklarohen për pikë maksimale. Në fakt pozitat e verilindorëve janë disi më të vështira pasi skuadra e Dobit vijon të endet në fund me 11 pikë. Mungesë kryesore ajo e Ndrecës (kartonë).
Vllaznia ka shfaqur lujatje. Barazmi me Erzenin javën e kaluar, ka kthyer paranojat e një skuadre që nuk di të menaxhojë (udhëhiqte 2-0). Josa i ka të gjithë (hiq Latifin) por në Kukës pritet të operojë sipas ecurisë së takimit.
Laçi- Partizani konsiderohet një tjetër sfidë e madhe e ditës. Bardhezinjtë kanë arritur të gjejnë rezultatet teknike në favor por loja mbetet ende larg atij Laçi që njohin të gjithë. Në pikëpyetje Shkurtaj. Me tri pikë eventuale sot, shkon në vend të 6-të…
Të kuqtë pa Matondon dhe Da Silven dhe me moral të “rrëzuar”. Humbja me Egnatian 3-0 ka bërë që atmosfera te ‘Demat’ të mos jetë më e mira. Kolela e quajti ‘shuplakë’ dështimin në Rrogozhinë. Për të ruajtur së paku dhe për një javë kreun, të kuqtë lipset të kthehen në Tiranë me tri pikë.
Gjykon: Kreshnik Cjapi
Në ‘Selman Stërmasi‘ ndeshën kampionët e Tiranës me skuadrën e momentit Egnatia. Kryeqytetasit thyen përmes spektakëlit Kukësin 4-1 dhe padyshim sot në 13:00 në sfidën e javës së 11-të, publiku bardhebu kërkon vazhdimësi.
Me Duron në timon, Egnatia duket e shndërruar për mirë. Fiton në Kukës dhe shpartallon Partizanin. Me cilësitë që ka, mund të surprizojë dhe në kryeqytet. Shprehja “pa dy nuk ka tre” deomos i shkon në mendje teknikut të rrogozhinasëve.
Të gjitha ndeshjet luhen në orën 13:00.
Java e 11-të:
Kukësi- Vllaznia
Laçi- Partizani
Tirana- Egnatia
Luajtur të martën:
Bylis- Teuta 0-0
Erzeni- Kastrioti 1-1
Klasifikimi provizor: