Kastrioti-Erzeni paqe pa tifozë, Teuta një pikë në Ballsh
Abissnet Superiore, Java 11:
Erzeni – Kastrioti 1-1 (Nonato 56’/ Greca 7′)
Bylis – Teuta 0-0
Ka nisur sot java e 11-të e Abissnet Superiore. 2 barazime në 2 sfida të luajtura në Durrës dhe Ballsh.
Pas fitores së thellë ndaj Bylisit, Kastrioti u ndal në një barazim 1-1 nga Erzeni. Miqtë kaluan shumë shpejt në avantazh në minutën e 7-të me numrin 7-të Bedri Greca (i dyti sezonal) për të vënë në alarm vendasit e Erzenit në një impiant pa tifozë.
Me kalimin e minutave, shijakasit u përqëndruan te gjysmëfusha mike ndësa në një rast goditi shtyllëm trasversale me Kahrimanoviç. Nëse shtylla ndihmoi krutaët në pjesëne parë në të dytën, Sali u thye në minutën e 56′-të nga Patrik Nonato që riktheu baraspeshën.
Më tej të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores por gjithçka u mbyll në barazim me Erzenin që mbetet në vendin e tretë dhe krutanët që ngjiten në kuotën e 14 pikëve në vendin e gjashtë.
Bylis merr pikën e parë pas katër humbjeve radhazi, Teuta vështirëson daljen nga fundi.
Sakaq, në Ballsh nuk munguan rastet për të dyja skuadrat edhe pse rrjetat mbetën të paprekura. Shpërdorojnë shumë si ballshiotët ashtu edhe durrsakët që nuk gjejnë dot rrugën për t’iu shmangur rezultateve negative.
Si për të thelluar krizën e Teutës edhe Jazxhi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Ky barazim nuk i shërben asnjërës prej skuadrave të cilat vështirësojnë akoma më shumë pozitat e tyre në tabelën e klasifikimit./Sara Gjidiaj/