Nis faza e dytë, Superiorja sot me tri sfida

Përgatiti:Erga Kenga

Sot do të nisë java e dhjetë e Abissnet Superiore teksa do të zhvillohen tri takime. Në orën 14:00, në stadiumin e qytetit të Kamzës do të zbresin në fushë Kastrioti-Bylis.

Krutanët në ndeshjen e dytë radhazi në shtëpi teksa në formacionin e Çelës pritet të rikthehen dy mungesat e javës së kaluar Edon Hasani dhe Xhulio Mehmeti. Mungojnë Karakaçi dhe Zogaj.

Reflektim teknik kërkon edhe Bylis. Mallakastriotët vijnë në këtë takim pas tre humbjesh radhazi. Me gjëndjën në tabelë e cila nis të rëndojë. Do të gjykojë Florian Lata.

Sakaq në orën 16:45, në stadiumin “Niko Dovana” do të zhvillohet ndeshja Teuta-Laçi. Situata e pazakontë në tabelë pas fazës së parë e bën këtë duel paraprakisht një sfidë të gjithën për tu fituar. Në të dy kampet kontigjenti është i plotë dhe Shkëmbi e Vukiçeviç kanë të gjitha kartat në dispozicion për të shkuar te suksesi.

Ndërkohë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës takimi Vllaznia-Erzeni. Kuqebluë kanë vetëm mungesën e Latifit pasi të gjithë futbollistët janë të gatshëm.

Shkodranët e drejtuar nga trajneri Mirel Josa, kanë në dorë revanshin ndaj asaj humbjeje ndaj Erzenit në javën e parë në Durrës 1-0. Në kahun tjetër, shijakasit të cilët vijojnë të marrin rezultate ndaj të mëdhave, janë të destinuar të luajnë ballë për ballë. Kanë të gjithë grupin të gatshëm.

Java e dhjetë:

14:00

Kastrioti- Bylis

16:45

Teuta- Laçi

Vllaznia- Erzeni

Të dielën:

14:00

Tirana- Kukësi (në ‘Selman Stërmasi’)

Egnatia- Partizani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!