Kastrioti mposht Bylisin, Morbek vendimtar

Abissnet Superiore, Java 10:
Kastrioti – Bylis 3-0 (Morbek 36′ (p), 80′, S. Selmani 56′)

Faza e dytë dhe java e dhjetë e Abissnet Superiore nisën me fitoren e Kastriotit ndaj Bylisit në shifrat 3-0.

Sfida mes dy skuadrave nisi e luftuar nga të dyja frontet, por avantazhin e mori Kastrioti falë një penalltie të akorduar pas një prekjeje të topit me dorë. Morbek nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë krutanët vulosin fitoren fillimisht me golin e Santiago Selmanit e më pas sërish Morbek tund rrjetën e Teqjas pas një aksioni individual.

Ndryshe nga e shkuara, ballshiotët u shfaqen konfuzë dhe sulmet e tyre ishin pa shumë qartësi. Përballë një mbrojteje të fortë Qardaku me shokë nuk mundën të linin gjurmë.

Ky 3-pikësh e ngjit Kastriotin në vendin e pestë ndërsa Bylis zbret në vend të tetë dhe mbetet në kuotën e 11 pikëve./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!