Liverpul dy herë ‘mat’, Inter ‘prezanton’ Lukakun, ecën Barcelona

Kristjan Asllani aktivizohet në të 82′, rikthehet pas rekuperimit Lukaku. Napoli galopim madhështor në Seria A. Në Premier, Liverpul pas Nontingamit humb dhe me Lids. Leva shpëton Barçën.

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Premier League startoi javën e 12-të me fitoren minimale të Sitit që ngjitet përkohësisht në krye të tabelës, ndërsa Totenhem nuk e kishte aspak të lehtë përballë Burnemuth por ia doli të triumfonte me përmbysje.

Çelsi pësoi një humbje surprizuese në shifrat 4-1 përballë Brajtonit. Armando Broja u hodh në fushë 10 minutat e fundit por sulmuesi kuqezi nuk arriti të gjente rrjetën. Liverpul – Lids 1-2.

Surpriza ka dhe në Spanjë. Atletiko Madrid duket se nuk e ka harruar akoma eleminimin nga Champions League teksa sot është mundur nga Kadiz në një ndeshje të gjatë. Ndërkohe luhet dhe ndeshja mes Valencias dhe Barcelonës u vendos në shtesë nga Levandovski.

I pandalshëm Napoli në Serie A. Aspak e vështirë për skuadrën e Spaletit të mposhtë pastër Sasuolon dhe të vijojë marshimin. Fitore minimale ka marrë dhe Juventus ndaj Leçes teksa fiton Inter.

Sakaq, në Bundesligë bavarezët tregohen të pamëshirshëm ndaj Mainz duke i shënuar 6 gola ndërsa mes Eintraht Frankfurt dhe Borusia Dortmund fituan këta të fundit me 1 gol diferencë.

Shumë gola në fitoren e PSG-së ndaj Trojes në kampionatin francez. Nejmar, Mesi dhe Mbape nuk mund të mos linin gjurmë në këtë sfidë që u mbyll me 7 gola të shënuar.

Rezultatet:

Premier League:
Leiçester – Mançester Siti 0-1
Burnemuth – Totenhem 2-3
Brentford – Uolves 1-1
Brajton – Çelsi 4-1
Kristal Palasë – Sauthempton 1-0
Njukasëll Junajtid – Aston Vila 4-0
Fullham – Everton 0-0
Liverpul – Lids 1-2

La Liga:
Almeria – Celta Vigo 3-1
Kadiz – Atletiko Madrid 3-2
Sevilja – Rajo Vajekano 0-1
Valencia – Barcelona 0-1

Serie A:
Napoli – Sasuolo 4-0
Leçe – Juventus 0-1
Inter – Sampdoria 3-0

Bundesliga:
Bajern Mynih – Mainz 6-2
Lajpcig – Bajer Leverkusen 2-0
Shtutgart – Augsburg 2-1
Volfsburg – Bohum 4-0
Eintraht Frankfurt – Borusia Dortmund 1-2

Ligue 1:
PSG – Trojes 4-3
Strasburg – Marsejë 2-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!