Kampionatet elitare, hap ditën Premier League

Fundjava rikthen kampionatet elitare në Europë. Ngre siparin Premier League në 13:30 me Leiçester – Mançester Siti për të vijuar me Burnemuth – Totenhem dhe Çelsin e Armando Brojës që përballet me Brajton. Mbyll në 18:30 Liverpul – Lids me skuadrën e Klop që duhet të reagojë.

Në Spanjë zbresin në fushë Atletiko Madrid dhe Barcelona. Skuadra e Simeone kërkon fitoren përballë Kadiz ndërsa katalanasit kanë gjithë vëmendjen në kampionat pas dështimit në Champions League.

Sakaq, kryesuesit e Serie A të Napolit, kanë provën ndaj Sasuolos, teksa dhe Juventus e Inter do kërkojnë 3-pikëshin përballë Leçes dhe Sampdorias.

Në Bundesligë veçohet Eintraht Frankfurt – Borusia Dortmund, ndërsa Ligue 1 sheh në sfidë PSG-në dhe Marsejën.

Premier League:
Leiçester – Mançester Siti 13:30
Burnemuth – Totenhem 16:00
Brentford – Uolves 16:00
Brajton – Çelsi 16:00
Kristal Palasë – Sauthempton 16:00
Njukasëll Junajtid – Aston Vila 16:00
Fullham – Everton 18:30
Liverpul – Lids 20:45

La Liga:
Almeria – Celta Vigo 14:00
Kadiz – Atletiko Madrid 16:15
Sevilja – Rajo Vajekano 18:30
Valencia – Barcelona 21:00

Serie A:
Napoli – Sasuolo 15:00
Leçe – Juventus 18:00
Inter – Sampdoria 20:45

Bundesliga:
Bajern Mynih – Mainz 15:30
Lajpcig – Bajer Leverkusen 15:30
Shtutgart – Augsburg 15:30
Volfsburg – Bohum 15:30
Eintraht Frankfurt – Borusia Dortmund 18:30

Ligue 1:
PSG – Trojes 17:00
Strasburg – Marsejë 21:00/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!